Ekzekutimi i recepsionistit, kërkime për trupin në aksin Dhërmi-Himarë

Ekzekutimi i recepsionistit, kërkime për trupin në aksin Dhërmi-Himarë

Vijojnë kërkimet për trupin e Eraldo Nevruzit, recepsionistit të hotel ‘Greccias’ në Dhërmi, i cili dyshohet se u ekzekutua nga bashkëpronari.

Kërkimet kanë vijuar edhe gjatë natës për gjetjen e trupit të 31 vjeçarit, të cilat janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi-Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që mund ta ketë hedhur trupin.

Drupal Ad

Janë kontrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës.

Edhe këtë mëngjes kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupit, policia ka ngritur dhe dronin duke kontrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu u arrestua në Korfuz, ndërsa po shkonte në aeroport për të ikur në Angli. Pritet ekstradimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy