
Një 49-vjeçare është dëmtuar ditën e sotme në Peqin teksa ka qenë në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 49-vjeçarja është dëmtuar gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e plastikës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.



