
Facebook mund të detyrohet të heqë nga përmbajtja e tij në të gjithë botën, çdo gjë që konsiderohet si e paligjshme. Diçka e tillë është vendosur nga Gjykata e lartë e Evropës të enjten, në një vendim të rëndësishëm, për të cilin avokatët e të drejtave thonë se mund të lejojë, që regjimet autoritare t’i bëjnë krikët të heshtin. Akt-vendimi erdhi vetëm një javë, pasi e njëjta gjykatë i tha Google se nuk ka pse të zbatojë globalisht ligjin e Evropës “e drejta për tu harruar”, gjë që u prit shumë mirë nga avokatët e lirisë së fjalës, ndërsa gjykatat përpiqen të kuptojnë se sa përgjegjësi duhet të kenë platformat online për përmbajtjen që kanë.
Gjykimi nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU) me seli në Luksemburg tha, që Facebook mund të duhet të pajtohet me kërkesat për të hequr globalisht përmbajtjen e vet në kushte të caktuara. "Ligji i BE-së nuk e ndalon, që një ofrues si Facebook të urdhërohet të heqë komente identike dhe, në rrethana të caktuara, komente ekuivalente të deklaruara më parë si të paligjshme,” tha Gjykata në një deklaratë.
Facebook e rrëzoi vendimin, duke thënë se nuk ishte roli i platformave sociale për të monitoruar, interpretuar dhe hequr fjalimin që mund të jetë i paligjshëm në ndonjë vend të veçantë.
“Ai minon parimin se një vend nuk ka të drejtë të imponojë ligjet e tij në fjalën e një vendi tjetër. Ai gjithashtu hap derën e detyrimeve që u imponohen kompanive të internetit për të monitoruar në mënyrë aktive përmbajtjen dhe pastaj ta interpretojnë, nëse është ekuivalent me përmbajtjen që është konstatuar se është e paligjshme,” tha kompania.
Për të marrë këtë të drejtë, gjykatat kombëtare do të duhet të vendosin përcaktime shumë të qarta se çfarë do të thotë identike dhe ekuivalente në praktikë, ndërkohë që gjykatat duhet të përdorin një përqasje proporcionale dhe të matur, për të mos pasur një efekt frenues në lirinë e shprehjes. Sipas grupeve të të drejtave në Mbretërinë e Bashkuar, diçka e tillë mund të ndikojë në lirinë e shprehjes në internet në të gjithë botën. Ata vërejnë se “Detyrimi i platformave të mediave sociale, si Facebook, për të hequr automatikisht postimet, pavarësisht nga konteksti i tyre, do të shkelë të drejtën për fjalën e lirë dhe do të kufizojë informacionin që shohim në internet. Diçka e tillë mund të çojë në raste kur një gjykatë e një vendi kërkon heqjen e postimeve të mediave sociale në një vend tjetër, edhe nëse këto nuk janë të paligjshme në atë vend, gjë që do të krijonte precedent të rrezikshëm, pasi gjykatat e një vendi mund të kontrollojnë atë që përdoruesit e internetit mund të shohin në një vend tjetër. Kjo është edhe një mundësi për abuzim, veçanërisht nga regjimet që kanë probleme me respektimin e të drejtave të njeriut. Komisioni Evropian tha se vendimi ishte i kufizuar në urdhra të gjykatës dhe nuk shqetëson asnjë formë tjetër të njoftimit nga përdoruesit që pretendojnë se disa përmbajtje janë të paligjshme. Facebook e gjeti veten në bankën e të akuzuarve, pasi Eva Glawisching-Piesczek, kryetare e grupit parlamentar të të Gjelbërve në Austri, e paditi kompaninë në një gjykatë austriake, duke kërkuar që Facebook të fshijë një koment të postuar nga një përdorues, koment që sipas Glaëisching minonte nderin e saj dhe më pas gjykata austriake kërkoi udhëzime nga Gjykata Europiane e Drejtësisë.



