Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 58-vjeçari tek “Ura e Shtrenjtë”

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 58-vjeçari tek “Ura e Shtrenjtë”

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat rurale. Arrestimi i tij, policia njoftoi se u bë si pasojë e operacionit policor antidrogë “Ura e Shtrenjtë”, nga strukturat e DVP Shkodër. Ndërsa është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis.

Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u finalizua operacioni policor “Ura e Shtrenjtë”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Postribë, Shkodër, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonat rurale, konkretisht në fshatin Ura e Shtrejntë, Njësia Administrative Postribë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në këtë fshat dhe kanë konstatuar shtetasin A. R., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë ka hedhur në tokë një qese, brenda së cilës kishte lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një qese plastike me lëndë narkotike cannabis sativa, e cila në 127 doza. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, në banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Dhuna në familje” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy