KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Shkodrës, Blerta Hamza

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Shkodrës, Blerta Hamza

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë subjektin e rivlerësimit, Blerta Hamza, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK njoftoi pastërtinë në vlërësimin e pasurisë, si një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokuroren, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale të saj.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli relatore dhe Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Blerta Hamza përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Pogradec u emërua prokurore në Prokurorinë e Shkodrës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.

Prej vitit 2020, Hamza punon edhe si eksperte për monitorimin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme me lejen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy