Drejtonte mjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit.
I ofroi lekë punonjësit të Qarkullimit në shumën 5.000 lekë, arrestohet në flagrancë.
Policia njoftoi se eshte arrestuar në flagrancë shtetasi Ferdinant Konda, 52 vjeç, banues në Krutje , Lushnjë.
Sipas burimeve zyrtare arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.10.2016, në segmentin Rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor pasi drejtonte mjetin tip BMW me targa AA 766 BA, 60 km/orë mbi normën e lejuar të shpejtësisë dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 5.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Korrupsioni aktiv” parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.



