Notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo po vijon sfidën e saj me not nga brigjet e Italise drejt Vlorës. Ajo ka vijuar të notojë edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Ndërsa shihet në momente të veçanta edhe kur merr ushqim por pa afruar pranë mjeteve lundruese. Siç raporton korrespodenti i MCN tv, nga Vlora, pritet që sot ndoshta rreth mesditës Buzo të mbërrijë në brigjet e Vlorës. Eva po ndiqet nga dy trajnerë në një kajak, kurse një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike. Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë Ëorld Vision dhe Save the Children.



