Vetëdorëzohet në polici ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës

Vetëdorëzohet në polici ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës

Ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi është vetëdorëzuar në polici, pasi prej 6-të muajsh ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Mësohet se pas dorëzimit me ndërmjetësim, Gjykata e Durrësit, e ka lënë në arrest shtëpie.

Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuzë tendencioze që i bëhej.

Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë.

Ai është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte Aluiznin në Durrës.

Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës janë liruar me masën arrest shtëpie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy