
Është shtyrë seanca gjyqësore për 13 të arrestuarit që u kapën me 65 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit.
Bëhet me dije se shkak është bërë mungesa e përkthyesit për 9 anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane.
Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba , një egjiptian me emrin Muhamet Eltawargy dhe 9 libanezë.
Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



