Zjarri në banesën në Lushnjë nga rezistenca, një vajzë përfundon në spital nga asfiksia (VIDEO)

Zjarri në banesën në Lushnjë nga rezistenca, një vajzë përfundon në spital nga asfiksia (VIDEO)

Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen “Loni Dhamo”, në qytetin e Lushnjës. 

 

Nën një çati jetonin dy familje, në njërën pronari Rrapush Deliu me gruan, dhe në tjetrën një familje e komunitetit rom që e kishin marrë me qira. 

 

Gazetarja Evi Gjini raportoi për “MCN Live” se flakët e zjarrit nisën nga ambientet e banesës me qira. Si pasojë e flakëve, dy dhomat janë djegur pothuajse tërësisht nga zjarri, ndërsa pjesërisht u dogj edhe godina ngjitur. 

 

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë rezistenca elektrike në të cilën po ngroheshin gjashtë fëmijë të vegjël nga mosha 1-12 vjeç të cilët ndodheshin tek gjyshërit e tyre. Dyshohet se fëmijët kanë neglizhuar afërsinë e rezistencës me divanin, duke bërë që të marrë flakë.

 

Si pasojë e tymit, një vajzë 12-vjeçare është dërguar në spital me shenja asfiksie, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas pronarit të banesës në momentin e zjarrit ai po shihte televizor kur ka parë tymin që po vinte nga gjysma tjetër e shtëpisë ku dhomat e dhëna me qira po digjeshin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy