
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur shtetin grek mbrëmjen e së mërkurës. Katër anëtarët e një familje shqiptare janë gjetur të pajetë në banesën ku jetonin prej disa kohësh. Ditën e sotme, mediat greke shkruajnë që familja shqiptare dyshohet të jetë vrarë nga pronari i banesës në të cilën ata jetonin me qira.
Fillimisht u hodhën dyshime që autori i masakrës mund të ishte ish-bashkëshorti i gruas, por pas verifikimeve të kryera, autoritetet greke e kanë hedhur poshtë këtë pistë hetimi.
Viktimat Armando dhe Maria Dosku, si dhe dy fëmijët e mitur u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Në trupat e tyre kishte plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe sende të forta prerëse, ndërsa dyshohet se autori i dyshuar ka tentuar të zhdukë edhe kufomat.
Këto dyshime sipas mediave greke, janë ngritur pasi dy bashkëshortët janë gjetur të pajetë në oborrin e banesës. Viktimat u gjetën nga djali tjetër i familjes, një 11-vjeçar, që sipas raportimeve është fëmijë nga një martesë e parë e gruas.



