Një makinë e cila drejtohej nga një vajzë ka dalë nga rruga ditën e sotme në Fier, duke mbetur e plagosur.
Rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



