
Një person i cili vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën menaxher i një subjekti privat për transport mallrash dhe mashtroi klientin duke i marrë atij një shumë parash mbi vlerën e shërbimit, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një subjekti privat për transport mallrash, se menaxheri i subjektit i ka vjedhur duke mashtruar, një shumë parash, kanë bërë ndalimin e shtetasit Emiljan Skura, 30 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se në muajin nëntor 2024, 30-vjeçari, me detyrë menaxher i një subjekti për transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, i ka marrë një klienti duke e mashtruar se ai ishte pronari, shumën prej 2300 euro, nga të cilat 1900 euro kushtonte shërbimi i dhënë nga kjo firmë dhe nuk ka likuiduar as firmën me shumën prej 1900 euro për shërbimin që ka ofruar.



