Vrasja e çiftit Mujeci/ Gjykata e Lezhës lë në burg të dyshuarin për bashkëpunim në krim

Vrasja e çiftit Mujeci/ Gjykata e Lezhës lë në burg të dyshuarin për bashkëpunim në krim

40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ngjarje e ndodhur më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës, do të vijojë të qëndrojë në burg.

 

Koldreu u paraqit para Gjykatës së Lezhës për rivlerësimin e masës së sigurisë të caktuar në mungesë ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai mohoi çdo lidhje me ngjarjen kriminale.

 

Sipas burimeve, 40-vjeçari ka deklaruar se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk kishte asnjë dijeni për automjetin e përdorur nga autorët e krimit, i cili dyshohet se ishte fshehur pranë banesës së prindërve të tij të moshuar në zonën e Torovicës.

 

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Besnik Koldreut për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.

 

Koldreu u arrestua nga autoritetet malazeze në Ulqin pasditen e 17 qershorit, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për vrasjen e çiftit Mujeci.

 

Ndërkohë, në arrati vijojnë të jenë tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të krimit: Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për realizimin e vrasjes.

 

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa udhëtonin me automjetin e tyre në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë. 

 

Nga hetimet e deritanishme rezulton se motivi i ngjarjes dyshohet të jetë hakmarrja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy