
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri këtë të mërkurë në Sukth, Durrës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Arben Maneci, 42 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
Nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Sipas burimeve, viktima është me precedent penal në fushën e narkotikëve.



