
Një autobus është përfshirë nga flakët sot rreth orës në 02:25, në fshatin Velmish, të Roskovecit në Fier.
Policia bën të ditur se zjarri ra në autobusin tip “Man” në pronësi të shtetasit me inicialet B. T., i cili ishte i parkuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



