Policia 'aksion' në Durrës, sekuestron 400 komplete me çadra dhe shezlongë

Policia 'aksion' në Durrës, sekuestron 400 komplete me çadra dhe shezlongë

Policia e Durrësit ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Si rrjedhojë, janë proceduar penalisht 5 administratorët subjektesh dhe ka sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë pa leje.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy