Një shpërthim granate është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë në Korçë.
Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore.
Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit pohon se për pronën ka një konflikt familjar, mosmarrëveshje pasi kërkojnë pjesë motrat. Shpërthimi ka ndodhur në orën 03.00 të mëngjesit dhe kjo është hera e dytë që ndodh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.



