Trafik droge përmes postës/ Arrestohet marrësi i njërës pako, tjetri në kërkim

Trafik droge përmes postës/ Arrestohet marrësi i njërës pako, tjetri në kërkim

Policia e Tiranës ka njoftuar identifikimin e dy rasteve të trafikimit nga ShBA, të kanabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Drupal Ad

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare, zhvilluan së fundi -operacionin “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;

-operacionin “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike.

Më këto dy raste, shkon në pesë, numri i rasteve të trafikimit të Cannabisit, nga ShBA, të goditura gjatë kësaj jave, nga Policia e Tiranës.

Në total u sekuestruan rreth 10 kg Cannabis me përqindje të lartë THC dhe u identifikuan 8 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy