Nxorën me dhunë nga banesa dy motrat, procedohen 5 persona në Tepelenë

Nxorën me dhunë nga banesa dy motrat, procedohen 5 persona në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka proceduar në gjendje të lirë 5 persona pasi hynë dhe nxorrën me dhunë nga banesa në fshatin Progonat duke pretenduar se shtëpia është në pronësi të tyre.

Procedimi në gjendje të lirë ka nisur për G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë për veprat penale "Dhunimi i banesës", "Vetëgjyqësia" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Bëhet me dije se teksa 5 personat po nxirrnin ne forcë nga banesa 2 motrat është dëmtuar njëra prej tyre.

Njoftimi i policisë: Tepelenë

Hynë dhe nxorën me dhunë nga banesa në fshatin Progonat, 2 shtetase (motra), procedohen në gjendje të lirë 5 shtetasit, të cilët pretendojnë se banesa është në pronësi të tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Dhunimi i banesës", "Vetëgjyqësia" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", në ngarkim të shtetasve G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat, Tepelenë, kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon shtetasja A. H., 58 vjeçe dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre. Për pasojë, është dëmtuar në dorë shtetasja V. D. (motra e shtetases A. H.)

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas janë aktualisht në proces gjyqësor, për pronësinë mbi banesën.

Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy