Lëvizte me armë me vete në makinë, vihet në pranga 31-vjeçari në Krujë

Lëvizte me armë me vete në makinë, vihet në pranga 31-vjeçari në Krujë

Lëvizte në rrugët e qytetit të Krujës, me armë zjarri pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy