Shqiptarët dorë e parë për kokainën/ SPAK shton procedimet penale, raporti dorëzohet në Kuvend

Shqiptarët dorë e parë për kokainën/ SPAK shton procedimet penale, raporti dorëzohet në Kuvend

Marrja në dorë e biznesit të kokainës nga grupet shqiptare edhe në vendet ku prodhohet kjo drogë, ka bërë që të rriten procedimet penale që dikur as nuk ekzistonin. 2023 renditet si viti me më shumë procedime të nisura nga SPAK kundër biznesit fitimprurës të krimit.

 

Sipas tabelave me të dhëna zyrtare nga SPAK, grupet kriminale me rrezikshmëri të lartë të cilat lidhen në aktivitetin e tyre edhe me Amerikën Latine ka një rritje prej 11 % krahasuar me 2024-2023.

 

  • Viti 2023: 85 raste (🔺 7.6% krahasuar me vitin 2022)

  • Viti 2024: 101 raste (🔺 18.8% krahasuar me vitin 2023)


Rritja e vazhdueshme e procedimeve për grupet e strukturuara kriminale tregon vijimin e aktiviteteve te tyre në juridiksione të ndryshme si:

 

  • Amerikë Latine

  • BE (Itali, Francë, Benelux, Spanjë, etj.)

  • Mbretëri e Bashkuar

  • Shqipëri (Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kukës)

 

Ndalur tek trafiku i narkotikëve procedimet penale sipas Neni 283/a mbetet i lartë risku thotë SPAK, por viti 2023 ka qenë me nr më të madh. Ndërsa 2024 me ulje kjo edhe si efekt i goditjes së këtij aktiviteti.

 

  • Viti 2023: 46 raste (🔺 100% krahasuar me vitin 2022)

  • Viti 2024: 37 raste (📉 19.6% krahasuar me vitin 2023)

 

Rritja e ndjeshme në 2023 sugjeron një zgjerim të operacioneve të trafikut të narkotikëve, ndërsa ulja në 2024 vlerësohet si një nga efektet parandaluese i ndëshkueshmërisë së grupeve kriminale.
 

Kryesisht rrugët e trafikut të narkotikëve janë:

  • Amerikë Latine (Brazil, Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai)

  • BE (Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani, Belgjikë, Greqi)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy