
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.
Kryeinspektori i IKMT-së, Ajet Zyberaj, tha se “operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone”.
Sipas tij, objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.
“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji dhe asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, – tha Zyberaj.
Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.



