Bregu: Personi që tentoi të arratiset nga burgu i Fierit ka vrarë shokun, është diagnostikuar me skizofreni (VIDEO)

Bregu: Personi që tentoi të arratiset nga burgu i Fierit ka vrarë shokun, është diagnostikuar me skizofreni (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu për tentativën e arratisjes nga burgu i Fierit, të Bledar Selmanaj, thotë se i dënuari rezulton i diagnostikuar me skizofreni dhe ndodhet pas hekurave për vrasjen e shokut të tij.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Bledar Selmanaj nuk është një personazh që i përket krimit të organizuar, edhe pse ka tentuar të jetë pjesë e krimit, por me aktivitet të ulët.

Sipas tij, me mënyrën si janë ndërtuar burgjet në Shqipëri, është e vështirë që të arratisesh, pasi ka tre sisteme sigurie dhe ka gjithmonë një vend roje në pikën më të lartë të burgut.

Tentativa e parë e arratisjes së Selmanaj ka qenë te spitali i burgut, por spitali i burgut nuk i ka këto nivele sigurie pasi ndodhet në QSUT. 

Selmanaj akuzohet për vrasjen e shokut të tij që u gjet i vrarë me tre plumba në një makinë në hyrje të Vlorës. 

Ata kishin blerë 3 mijë euro drogë nga një person shumë i rëndësishëm i trafikut të drogës së asaj kohe. 

Njeriu që do e blinte pagoi me para false, njeriu që mori paratë e kuptoi më vonë. Selmanaj ishte i detyruar të kthente paratë, paratë nuk i kishte. 

Në këtë moment i kërkoi shokut të tij të paguajë shumën 3 mijë euro, por ai i thoshte se ishin në rregull dhe e vrau. 

Selmanaj nuk e ka pranuar asnjëherë krimin, por akuzon një nga njerëzit kryesor të trafikut të drogës në Vlorë, nuk di nëse e bën që të vrasë përgjegjësinë nga vetja, për më tepër njeriu që ai akuzon nuk do futej kurrë për 3 mijë euro, pasi luan me sasi shumë të mëdha.

 Por kishte gjurmë dhe prova në automjetin ku u gjet viktima. Ka një problem të shëndetit mendor, është agresiv. 

Është trajtuar nga probleme të shëndetit mendor, ka prirje skizofrenike. Skizofrenët kanë një prirje zgjuarsie më shumë se të tjerët, por janë të dhunshëm dhe në një moment bëjnë veprime të pakontrolluara. 

Ai është në gradën e mesme të skizofrenisë dhe krijon probleme kudo që është. Është një personazh i harruar në burgje, nuk i vijnë mjete nga jashtë, as familjarë dhe ai do t’i bëjë gjithmonë tentativa të tilla. Po t’i marrë ilaçet nuk ka probleme.

Nuk ka mungesë trajtimi për këta të burgosur, por ka mungesë të burimeve njerëzore. Paga është e ulët, puna është e madhe, stresi është i madh. 

Ka një projekt të madh të Ministrisë së Drejtësisë për mjekët në burgje, por nuk është realizuar ende për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy