Aksidenti i tre ditëve më parë në superstradën Laç-Fushë Krujë, ku humbi jetën 54 vjeçarja Lule Deda, vazhdon të mbetet pa autorë.
Policia e Lezhës ka marrë kamerat e sigurisë në tentativë për të identifikuar mjetin.
E motra e viktimës, Leonora Deda, i kërkon policisë të zbardhë ngjarjen, ndërsa autorit i kërkon që minimalisht të kërkojë falje, pasi sipas saj aksidentet ndodhin, por largimi nga vendngjarja nuk është e pranueshme dhe për këtë kërkon drejtësi.
Lule Deda u përplas për vdekje nga një automjet teksa po tentonte të kalonte rrugën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” ne Kurbin, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe nuk është arritur ende të identifikohet nga policia.



