Vdes një 9-vjeçar në aksidentin në Palasë-Dhërmi/ Hasanaj: Shkak, shoferi në gjendje të dehur, plagoset edhe një 20-vjeçar (VIDEO)

Vdes një 9-vjeçar në aksidentin në Palasë-Dhërmi/ Hasanaj: Shkak, shoferi në gjendje të dehur, plagoset edhe një 20-vjeçar (VIDEO)

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, më 24 korrik 2025, rreth orës 23:10, në aksin Palasë–Dhërmi, ku një automjet tip “Benz” me targë AA 318 IF, i drejtuar nga Martin Konici, 36 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Sipas raportimit të korrespondentes së “MCN Live” nga Vlora, Ariola Hasanaj, rezulton se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Për pasojë, një nga pasagjerët, një fëmijë 9-vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Po ashtu, janë plagosur lehtë shoferi dhe një tjetër pasagjer, shtetasi E. A., 20 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në të dhënat paraprake të hetimit, Martin Konici është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të Drejorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën akuzën për “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”, në gjendje të dehur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy