
134 vite burg është kërkuar për 21 të pandehurit, të vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për kultivimin e 28 parcelave me kanabis në Skrapar gjatë vitit 2020. Sipas organit të akuzës, grupi kriminal dyshohet se për kultivimin e parcelave me kanabis janë ndihmuar edhe nga zyrtarë lokalë
Prokuroria kërkoi dënimin me nga dy vite burg të dy punonjësve të policisë Astrit Duro dhe Bardhyl Çela, si dhe dy funksionarëve Edmond Zotkaj dhe Fatos Lamaj për “Shpërdorim detyre”.
Si personi kryesor dhe financues i aktivitetit kriminal, Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për shtetasin Arben Lekli.
Sefedin Doka, Alban Bendo, Fatjon Beshiri dhe Anxhela Beshiri, akuzohen gjithashtu nga SPAK si pjesë e të njëjtit grup kriminal dhe për ta është kërkuar dënimi me nga 12 dhe 10 vite burg.
Të hetuarit e tjerë dyshohet se kanë bashkëpunuar për kultivimin e kanabisit, por jo si pjesë e të njëjtit grup kriminal.



