Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier për verifikimin e masave të sigurisë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier për verifikimin e masave të sigurisë

Tre vajzat të cilat dhunuan një tjetër vajzë të mitur, akt që e filmuan me telefon nga fillimi në fund, kanë dalë para togave në zeza në Gjykatën e Fierit për verifikimin e masave të sigurisë të lëshuara nga organi i akuzës.

 

19-vjeçarja Lionela Lamaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të përballet me trupin gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve të vijimit të zbatimit të masës së sigurimit.

 

Lamaj u arrestua pas kërkesës së Prokurorisë, e cila e dyshon për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, si dhe masën ‘arrest shtëpie’ për njërën nga 15-vjeçaret.

 

Ndërkohë, në pritje të seancës për caktimin e masës së sigurimit personal, nëna e njërës prej 15-vjeçareve për të cilën është vendosur masa “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, ka ngritur shqetësime lidhur me situatën e vajzës së saj.

 

Ajo ka deklaruar se problemet kanë nisur më herët, që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare publike, disa muaj më parë. Sipas saj, familja ka kërkuar ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por pretendon se nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme.

 

Nëna ka pohuar se më pas iu drejtuan edhe Zyrës Arsimore Fier dhe si zgjidhje u mendua transferimi i vajzës në një shkollë private, por ajo nuk frekuentoi asnjë ditë, pasi, sipas familjes, ndihej e bullizuar.

 

Ajo ka shprehur gjithashtu shqetësimin se nuk ka informacion të plotë mbi diagnozën dhe trajtimin që po merr vajza e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy