
Në zonën e Kashnjetit në Lezhë, këtë të martë janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabis. sipas informacioneve të Policisë, efektivët kanë bërë të mundur vetëm sekuestrimin e lëndës narkotike ndërsa nuk është shoqëruar asnjë person.
FNSH dhe RENEA ishin sot pasdite në qarkun e Lezhës në kuadër të operacionit antikanabis në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa. Sipas burimeve, mësohet se ky është aksioni i dytë brenda pak ditësh në rrethin e Lezhës ku vetëm sot janë sekuestruar 4 mijë rrënjë kanabisi.



