Defekti në lavatriçe djeg shtëpinë në Fier

Defekti në lavatriçe djeg shtëpinë në Fier

Një banesë në Fier është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, në rrugën Mujo Ulqinaku.

Nga kjo ngjarje, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Dyshohet që flakët kanë shpërthyer kur në banesë nuk kishte njeri, pasi pronarët bashkë me fëmijët ishin larguar që në orët e para të mëngjesit.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në lavatriçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy