I vuri zjarrin kullotës dhe dogji kodrën e fshatit, nën hetim 73-vjeçari në Lezhë

I vuri zjarrin kullotës dhe dogji kodrën e fshatit, nën hetim 73-vjeçari në Lezhë

Në kohën kur zjarret do dëmtojnë në masë të madhe malet dhe pyjet në vend, shpesh herë këtij fakti i kanë “ndihmuar” edhe zjarrvënësit e qëllimshëm.

Një të tillë ka proceduar sot penalisht Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, e cila ka akuzuar një 73-vjeçar, për zjarrvënie në kodrën e fshatit të tij.

Blutë e Lezhës njoftojnë se kanë nisur hetimin për të moshuarin M. N., i cili i ka vënë zjarrin një toke kullotë, duke djegur kodrën e fshatit Mabë.

Njoftimi i policisë Lezhë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Lezhë.

I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fshatin Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqeje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy