Një pallat përfshihet nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë të Korçës.
Dëmet material kanë qenë të mëdha, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime banorët. Mësohet se në këtë pallat jetonin tre familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Gjendja është alarmante për familjet, të cilët do të duhet të gjejnë zgjidhje për të kaluar dimrin e ftohtë në këtë fshat.



