Një person në lagjen “24 maji” në Vlorë, ka humbur jetën aksidentalisht.
Korrespondenti i MCN Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se bëhet fjalë për një 48-vjeçar i cili është rrëzuar aksidentalisht mbi një bordurë dhe ka ndërruar jetë.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen "24 Maji", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



