Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, një vajzë e mitur, 13 vjeçe, mësohet se ka rënë nga dritarja e katit të tretë të pallatit ku ajo jeton, pranë Rrugës së Shtrausit në këtë qytet.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se e mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, e mitura dyshohet se ka rreshqitur nga dritarja e katit të tretë dhe ka rënë në ballkonin e katit të dytë. Fatmirësisht, bluzat e bardha njoftuan se ndodhet jashte rrezikut për jetën.



