Ndërhynë ilegalisht në matësit elektrik/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim në Shkodër

Ndërhynë ilegalisht në matësit elektrik/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim në Shkodër

Policia e Shkodrës ka evidentuar dy raste të ndryshme të ndërhyrjes ilegale në matësin e energjisë elektrike.

Njëri nga ta është arrestuar, kurse tjetrin e ka shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-arrestuan shtetasin E. J., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në lokalin e tij;

-shpallën në kërkim shtetasen V. G., 58 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në lokalin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy