Fier/ Vodhën 150 mijë lekë punonjësit të Postës, prangosen 2 persona

Fier/ Vodhën 150 mijë lekë punonjësit të Postës, prangosen 2 persona

Vihen në pranga dy persona në Fier, pasi i vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës.

Ndërkohë që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia e lekëve të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje”, njofton policia.

Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy