Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën gjysmë të inauguruar nga Veliaj: 25 prilli i jep fund mashtrimeve

Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën gjysmë të inauguruar nga Veliaj: 25 prilli i jep fund mashtrimeve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e pranishme ditën e sotme në njësinë numër 2 në Tiranë, aty ku ka parë nga afër situatën pas shirave.

Banorët i treguan koordinatores së PD, Jorida Tabaku se ndjehen te braktisur, të shpërfilkur dhe të diskriminuar.

“Ka tre vjet që 150 m rrugë janë lënë lënë përgjysëm duke na penalizuar. Veliaj erdhi për të prerë shiritin e rrugës së mbaruar përgjysëm dhe as na dëgjoi”, thanë banorët, që i kanë çuar edhe letër bashkisë.

Jorida Tabaku theksoi se fytyra e vërtetë e Ramës dhe Veliajt është propaganda dhe fasada.

“Puna e tyre është të dalin vetëm ne televizor, vetëm fjalë. Ky është modeli i qeverisjes. 150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj. Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Këtu taksat janë rritur, të rinjtë janë larguar, dyqanet nuk shesin as produktet ushqimore, çmimet janë rritur 40%. Megjithëse paguani taksa, asnjë shërbim nuk e merrni. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu. Kjo është mënyra se si ka punuar Edi Rama në 8 vite, si ka punuar Erjon Veliaj në 6 vite dhe kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës do t’i thonë jo edhe këtij regjimi por edhe vlerësimit të njerëzve si qytetarë të thjeshtë të Tiranës. 25 prilli është mundësi shumë e mirë që më në fund ato shqetësime që ju keni ngritur t’jua dëgjojë dikush që nuk i ka premtime, fjale, por angazhime dhe plan pune. Ju siguroj që PD ka primare vendosjen e individit, qytetarit dhe familjes në plan të parë“, tha Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy