Pranga 27-vjeçarit shqiptar, kishte vjedhur bizhuteri ari

Pranga 27-vjeçarit shqiptar, kishte vjedhur bizhuteri ari

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur disa sende me vlerë. Shqiptari emir i të cilit nuk është bërë i ditur, dukej i frikësuar sapo ka parë efektivët në Firence teksa po i afroheshin.

Fakti që ai ka tentuar të largohet me vrap ngjalli dyshim tek karabinierët ku pas një kontrolli që i bënë shqiptarit, ju zbulua se fshihte bizhuteri ari dhe me gurë të çmuar të vjedhura.

Gjatë kontrollit nga agjentët, atij iu gjetën 3 unaza ari me gurë të çmuar dhe një orë për femra.

“Thesarin”, ai e kushte fshehur në të mbathura.

I riu i tha efektivëve se sendet ia kishte dhënë një i panjohur në rrugë, por policia ka nisur hetimet me dyshimet se janë vjedhur prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy