Nuk deklaruan mbi 22 mijë franga zvicerane në Portin e Durrësit, procedohen dy shtetas nga Kosova

Nuk deklaruan mbi 22 mijë franga zvicerane në Portin e Durrësit, procedohen dy shtetas nga Kosova

PKK e Porti të Durrës ka goditur një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy