Gjashtë të infektuar me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë të infektuar me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.325, derisa në total janë infektuar 107.749 persona.

MSH-ja bën të ditur se janë kryer 1.933 testime, derisa në total në vend për COVID-19 janë testuar 671.056 persona.

Në Kosovë 2.258 pacientë kanë vdekur nga COVID-19. Aktualisht janë 166 raste aktive në nivel vendi.

Ndërkohë sa i takon procesit të vaksinimit në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy