
Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Ali Demit, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.
Sipas gazetarit Besmir Pula për ‘MCN live”, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të picerisë “Fantazia”, ku i mituri dhe autori i dyshuar rezultojnë të kenë qenë kolegë pune.
Janë zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga ajo që kam konfirmuar në Spitalin e Traumës.
Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit artizanal dhe e konsideruar si "atipike".
Plumbat e kanë kapur të riun në zonën pranë qafës, por për fat ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve nga Spitali i Traumës.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa është identifikuar dhe është në kërkim nga policia.
Për arsye hetimi, identiteti i tij nuk bëhet ende publik.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë së Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



