Kosova hap dyert për strehimin e familjeve të ushtarëve ukrainas që shërbejnë në KFOR

Kosova hap dyert për strehimin e familjeve të ushtarëve ukrainas që shërbejnë në KFOR

Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Ky është vendimi që u bë i ditur nga ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të detyrohen të paraqiten tek organet kompetente me qëllim që të marrin leje qëndrim.

Ministrja Gërvalla tha se do të krijojnë kushte për të gjithë familjarët e ushtarëve ukrainas në Kosovë, të cilët dëshirojnë të sjellin familjen në Kosovë.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it shërbejnë 40 ushtarë ukrainas.

Gërvalla, po ashtu, bëri të ditur se brenda kësaj jave, do të dorëzojë kërkesën në Qeverinë e Kosovës për marrjen e masave konkrete për pranimin e 5,000 refugjatëve nga Ukraina.

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave.

Qeveria e Kosovës e ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione në linjë me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy