Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të këtij 8 marsi në lagjen “Liri” në Fier, ku një grua 33 vjeçare ka plagosur bashkëjetuesin e saj.
Arinarda Asllani, nënë e tre fëmijëve ka plagosur me thikë bashkejetuesin Arjan Jorgati 32 vjeç.
MCN mëson se Asllani ka shkuar i dehur në banesë dhe pas debatit mes tyre, situata ka agravuar në konfrontim fizik, duke bërë që gruaja ta godasë me thikë.
Lidhur me ngjarjen policia tha se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.



