
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në tunelin e Kalimashit.
Nga të dhënat paraprake policia njofton se në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.
Dy pasagjerët, shtetasit D.T., dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësor për shkak të dëmtimeve të marra.
Shërbimet e policisë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



