Vjerdha: Ulje e vlerës reale të arsimit, duhet veting i punimeve shkencore (VIDEO)

Vjerdha: Ulje e vlerës reale të arsimit, duhet veting i punimeve shkencore (VIDEO)

Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare, për zbulimin e laboratorit të Abas Tafës në Zall Bastar i cili shpërndante diploma false, flet për ulje të vlerës reale të arsimit.

 

Nga studio e emisionit FactCheck në MCN TV, ai deklaroi se laboratori është si ministri paralele që certifikon nga hallkat e para të arsimit deri sa të nxjerr në tregun e punës.

 

Sipas tij, duhet veting i akademikëve dhe i punimeve shkencore.

 

Ka individë që nga krevati i shtëpisë marrin diplomë universiteti, master, me shifra të falsifikuara, kur e dinë se kostoja për të marrë një diplomë. Është një sistem ku që në momentin e parë që futesh je i brumosur për të gjetur rrugë të tërthorta për të ecur brenda tij. 

 

Kjo e ul vlerën reale të arsimit në Shqipëri. Nëse e trajtojmë në këtë lloj forme në një presion të caktuar për të mbajtur një vend pune, në pamundësi për të pasur një diplomë, i drejtohen kësaj forme për tu arsimuar dhe diplomuar. 

 

Kjo është një ministri paralele, të certifikon që në hallkat e para e të nxjerr deri në tregun e punës. Kjo e çmonton tërësisht sistemin që ne kemi montuar. Kemi pasur dhe raste të tjera të diplomave false. Kemi mbyllur dhe 22 universitete.

 

Më e keqja është që individ i tillë vjen nga radhët e arsimit, ka qenë vetë drejtues i institucionit arsimtar dhe këto raste që vijnë nga brenda sistemit, duke bërë pis. Duhet veting i akademikëve dhe i punimeve shkencore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy