Kanosi një person në Lushnjë, arrestohet 28-vjeçari nga Tirana

Kanosi një person në Lushnjë, arrestohet 28-vjeçari nga Tirana

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi dyshohet se kanosi një person. Arrestimi i tij është bërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet I. B., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., banues në Lushnjë. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Audi” në pronësi të 28-vjeçarit, u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy