Një 24-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali. Sipas mediave italiane, shtetasja Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volksëagen Lupo” ndërsa është përplasur me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo. Makina e saj është përmbysur, duke zënë poshtë të renë shqiptare.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e 24-vjeçares nga makina. Kjo e fundit, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja.



