Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë dyshohet se janë plagosur 4 të rinj. Dy prej tyre, dyshohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për kujdes mjekësor.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Rriles", janë aksidentuar dy automjete tip " Ford" me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



