68 raste të reja dhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

68 raste të reja dhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Të hënën, nga testimi i 702 mostrave, 68 kanë rezultuar pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, 33 persona janë shëruar.

Rastet e reja të sotme janë nga Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Në nivel vendi janë 1231 raste aktive. Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë të shtrirë 101 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 16 mijë e 247 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 648 persona. Janë shëruar 14 mijë e 368 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy