Ndotja nga mbetjet dhe ndikimi në turizëm/ Topuzi: E domosdoshme futja në punë e impianteve të pastrimit të ujërave (VIDEO)

Ndotja nga mbetjet dhe ndikimi në turizëm/ Topuzi: E domosdoshme futja në punë e impianteve të pastrimit të ujërave (VIDEO)

Duke qenë se gjatë sezonit turistik rëndëm vijat bregdetare ndotjen nga mbetje të ndryshme, edhe ndikimi i tyre ne turizëm ka ndëshkimin e saj.

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, Zak Topuzi, thotë për “MCn live”, se Shqipëria megjithatë nuk renditet ndër vendet me problematikë të madhe të ndotjes.

Duke qene se raportet e fundit flasim për jo përfshirje direkte të qeverisë në të paktën në raportin e këtyre mbetjeve e bëjnë që të jetë pak më i lehtë impakti që ato do të raportohen, pavarësisht se shteti asnjëherë nuk mbetet i papërfshirë duke qenë se kur kalon në një port, tregon se nuk e ka pasur kujdesin e duhur.

Ne jemi në koherencë dhe një nga problemet që ka shtruar qeveria ka qenë ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të ndotur që derdhen nga hotelet e cila për të thënë të vërtetën është bërë problem pasi me një VKM qeveria ka vendosur që te gjitha hotelet bregdetare, hotelet, baret apo restorantet të ngrenë nga një impiant për pastrimin e  ujerave te ndotura, individual pavarësisht se janë të lidhur ose jo me nje impiant.

Për sa më lartë, Topuzi ngre faktin se është mëse i domosdoshëm futja në punë e impianteve të pastrimit të ujërave të ndotura.

Shqipëria duhet treguar kujdes për futjen në punë e këtyre impianteve të pastrimit të ujërave pasi janë investuar miliona euro që nga jugu deri në veri, për të thënë të vërtetën, akoma nuk janë certifikuar disa nga këto impiantet të pastrimit të ujit dhe ne jemi në fazën kur vetëm një plazh kemi të certifikuar me ‘Blue flag” dhe është vetëm një në jug, ndërsa Mali i Zi, që është konkurrenti jonë kryesor ka rreth 40 plazhe të certifikuar me ‘Blue flag”.

Duke qenë se ne jemi vendi me Loë coast, ne nuk flasim akoma për një turizëm elitar, pavarësisht sinjaleve por ne flasim për një turizëm cilësor, dhe në këtë kuadër, njerëzit që vijnë ne Shqipëri  me te ardhura te mesme ose minimale, por për te thënë të vërteten është një rast i mirë që Shqipëria të vendosi disa standarde në mënyrë që këto probleme te mos amplifikohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy